Kryeministri palestinez refuzon planin paqësor të Trumpit

Kryeministri i Palestinës Muhammad Shtayyeh e ka hedhur poshtë propozimin e shumëpritur paqësor të presidentit amerikan Donald Trump, duke vlerësuar se i njëjti nuk paraqet bazë për zgjidhjen e konfliktit.

Kryeministri palestinez refuzon planin paqësor të Trumpit

Sipas tij, ky plan dëmton të drejtën ndërkombëtare sepse, siç ka theksuar, e propozon pala e cila e ka humbur kredibilitetin të jetë ndërmjetësues i sinqertë në një proces serioz politik, transmeton AP.

Pala palestineze e refuzon planin, edhe pse ende nuk ke ka parë, sepse administrata e Trumpit është e njëanshme ndaj Izraelit.

Administrata  e Trumpit viteve të kaluara ka ndërmarrë edhe disa veprime të cilat i kanë zemëruar palestinezët, siç është njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit./Insajderi.com.