Kryeministri paralajmëron vizitën e Bajramit në FMN dhe Bankën Botërore

Kryeministri paralajmëron vizitën e Bajramit në FMN dhe Bankën Botërore

Kryeministri i Kosovës, Avdulllah Hoti, ka deklaruar se ka pasur kisha një bisedë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washinton, Gabriel Di Bella.

Ai tha se , Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, do të vizitojë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore në Uashington për të diskutuar rreth mbështetjes për Kosovën nga këto dy institucione.

Kryeministri, potencoi se orientimi i Qeverisë është që të nisin një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik, njofton Insajderi.com

“Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtarë i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujra, që janë janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë ndër tjerash Hoti. /Insajderi.com

Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtësore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 5. September 2020