Kryeministri që ka televizion propagandues me emrin e tij – do që t’i bllokoj mediat tjera

Kryeministri që ka televizion propagandues me emrin e tij – do që t’i bllokoj mediat tjera

Beteja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me mediat ka nisur qysh moti. Prej kohës që ka marrë pozitën e kryeministrit ai ka zhvilluar një betejë të ashpër me gazetarët dhe mediat, fillimisht duke pasur një qasje arrogante ndaj gazetarëve e më pas edhe duke emërtuar pronarët e tyre e krejt mediat “si kazan mediatik”.

Por në të njejtën kohë, ai ka zhvilluar median e tij, në profilin në Facebook. Madje ka hapur edhe një kanal televiziv online që e ka emrin “ER TV” ku transmeton propagandë personale por edhe shtetërore mbi “sukseset” e tija dhe të Qeverisë. Me këtë kanal online televiziv, Rama ka zhvilluar jashtë mase investimet në këtë platformë në faqen e tij me mbi 1 milion ndjekës, duke e vendosur propagandën mediatike për të në plan të parë.

Megjtihatë duket se kjo nuk i ka mjaftuar, për të shtypur mediat e tjera që nuk bëjnë propagandë për të. Kësisoj ai me 11 tetor kishte dhënë një mesazh kërcënues në profilin e tij në “Tëitter” që të hënën u shndërrua në një vendim me afat 72 orësh nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri.

Qeveria e Shqipërisë përkatësisht Autoriteti i Komunikeve Elektronike dhe Postare ka nxjerrë një vendim skandaloz që është një kërcënim i pastër për mediat elektronike në Kosovë.

Duke nxjerrë një vendim që detyron mediat online që të regjistrohen si biznese në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, që është një procedurë normale për mediat në Shqipëri, ky autoritet ka futur në këtë listë edhe mediat që nuk funksionojnë fare atje, por në Kosovë.

Ndër këto media janë Insajderi, portali “lajmi.net”, “botasot.info”, “sovrani.info” e disa të tjera, të cilat funksionojnë në Kosovë.

Megjithatë kjo nuk i intereson aspak Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri që kanë futur në këtë listë edhe Insajderin, i cili është i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, thuhet në vendimin e AKEP-it që ka vënë në dispozicion vetëm 72 orë për t’u regjistruar.

Këtë vendim, drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri e ka quajtur një tentim për të futur në kontroll mediat në Kosovë dhe për të bllokuar qasjen e tyre tek lexuesit në Shqipëri.

Olluri ka thënë se Insajderi është i regjistruar si biznes që operon dhe paguan taksa në Kosovë dhe se nuk ka nevojë që të bëjë të njejtën në Shqipëri.

“Kjo është normale. “The Guardian”, “New York Times”, “BBC”, “New Yorker”, nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen.Ndoshta këtë ia ka kërkuar Koreja e Veriut.
Por, nëse Rama i detyron mediat e njohura botërore për tu regjistruar si biznese dhe për të paguar taksa në Shqiperi, atëherë edhe unë e bëjë regjistrimin si biznes në Shqipëri. Edhe taksat ia paguaj Ramës”, ka shkruar Olluri në Facebook./Insajderi.com

Të gjitha lajmet për këtë temë: 

Skandali i madh i Edi Ramës, kërcënon me mbyllje mediat online

Edi Rama kërcënon me mbyllje Insajderin dhe disa portale kosovare në Shqipëri

Olluri: Rama si Koreja e Veriut – nëse e bind “The Guardian” të regjistrohet në Shqipëri i gatshëm edhe “Insajderi”

Reagon Blendi Fevziu kundër vendimit të Ramës

Rama obligon OJQ-në që të regjistrohet si biznes