Haradinaj në takimin me Vujiçiq bisedoi për hapjen e një qendre për malazezët e Kosovës

Haradinaj në takimin me Vujiçiq bisedoi për hapjen e një qendre për malazezët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq .

Haradinaj vlerësoi lart “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Kryeministri dhe kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës Vujiçiq kanë biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.

Slobodan Vujiçiq ka riinicuar idenë e zbatimit të strategjisë për integrimin dhe afirmimin e malazezëve në Kosovë.

Gjithashtu u theksua nevoja për hapjen e një qendre për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj i dha mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë.