Kryeministri thotë se dikush po ndërton kauzë politike me tragjedinë e Astrit Deharit

Kryeministri thotë se dikush po ndërton kauzë politike me tragjedinë e Astrit Deharit

Një orë para mesnatës, kryeministri i vendit ka vendosur që të flas për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se nuk është e lejueshme që të ndërtohet kauzë politike mbi këtë tragjedi.

Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Pa e përmendur askund emrin e Deharit e as të Vetëvendosjes, kryeministri Mustafa, ka shkruar se “e vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale.

‘Atyre që u ngutet mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre”, ka shkruar Mustafa.

Sipas kryeministrit, askush nuk ka nevojë që të bëhet “avokat i së keqës, por avokat i së vërtetës”.

“Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com