Pasi iu ndanë paratë përmes ndryshimeve në rishikim të buxhetit të këtij viti i cili i miratua së voni në Kuvend, kryeministri u ka premtuar veteranëve se pagat " />

Kryeministri tregon ditën se kur do t’i marrin pagat veteranët

Kryeministri tregon ditën se kur do t’i marrin pagat veteranët

Pasi iu ndanë paratë përmes ndryshimeve në rishikim të buxhetit të këtij viti i cili i miratua së voni në Kuvend, kryeministri u ka premtuar veteranëve se pagat do ti marrin qysh të premtën.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Ramush Haradinaj në Facebook.
“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj”, ka thënë ai.
Haradinaj u ka garantuar veteranëve se ligji për rishikim të buxhetit do t’i dërgohet presidentit qysh nesër.
“Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet nesër Presidentit për dekretim. Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka shkruar Haradinaj./Insajderi.com