Kryeministri turk i gëzohet zhdukjes së postit të tij

Kryeministri turk i gëzohet zhdukjes së postit të tij

Kryeministri i Turqisë dhe njëherësh kryetari i Partisë se Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), Binali Yıldırım, edhe pse me referendum i zhduket pozita dhe do të mbes pa asnjë fuqi ekzekutive, u shpreh i lumtur me rezultatin.

Në fjalën e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese se “Me këtë zgjedhje populli ynë ia dha përgjigjen më të mirë organizatës terroriste që ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik, organizatës terroriste separatiste dhe shënjestruesve të jashtëm që tregojnë armiqësi ndaj Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, ka uruar në fjalimin e tij pas shpalljes së rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese mbi një milionë të rinjtë që kanë votuar për herë të parë.

“I uroj veçanërisht një milionë e 269 mijë të rinj të cilët sot votuan për herë të parë në referendum”, tha kryeministri Yıldırım.