Kryeministrit Hotit i kërkohet publikimi i marrëveshjes Deçan-Plavë

Kryeministrit Hotit i kërkohet publikimi i marrëveshjes Deçan-Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sërish ka kërkuar nga kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti, publikimin e marrëveshjes së arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga vetë kryeministri, transmeton Insajderi.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega ne Deçan, Shkodran Imeraj, thotë se fakt i publikimit të këtij lajmi nga kryeministri Hoti, tre ditë pas arritjes së marrëveshjes lë për të nënkuptuar se kjo e fundit nuk është në favor të qytetarëve të Deçanit.

“Marrëveshja të publikohet në tërësi. Nga kryeministri u tha se do të rehabilitohet. Ne e kemi te rehabilituar rrugën, kjo nënkupton se nuk do të asfaltohet. Pse duhet që rruga Deçan-Plavë të ketë bay pass, kur ekziston traseja e saj”, tha ai.

Për këtë Imeraj kërkoj që të dihen termat e referencës së marrëveshjes.

“Ne mendojmë se kjo marrëveshje nuk është asgjë më shumë sesa implementim i memorandumit gjerman i paraqitur më 2016 nga ish-ambasadori gjerman Peter Blomeir”, tha Imeraj. /Insajderi.com