Kryeministrja britanike, liderja e parë që takon Presidentin Trump

Kryeministrja britanike, liderja e parë që takon Presidentin Trump

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka takuar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy udhëheqësit janë takuar për rreth një orë në Zyrën Ovale, ku Trump ka vendosur një bust të ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, raporton BBC.

May është liderja e parë botërore që takohet me Presidentin Trump që kur ai mori detyrën.

May beson se “Brexit” dhe zgjedhja e Trump do të lejojë që Britania dhe Amerika  të marrin një rol më të fuqishëm në aspektin udhëheqës në botë./Insajderi.com