Kryeministrja e Serbisë ka një apel për ndeshjen Partizani – Skënderbeu

Kryeministrja e Serbisë ka një apel për ndeshjen Partizani – Skënderbeu

Më 2 nëntor ekipi i futbollit Skënderbeu do të udhëtoj drejt Beogradit për tu ndeshur me Partizanin në kuadër të fazës së grupeve në Europa League. Kjo do të jetë ndeshja e dytë, pasi Partizani fillimisht do të vizitojë Shqipërinë më 19 tetor.

Ashtu si 3 vjet më parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skënderbeut.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme dhe pse nuk siguron asgjë.

“Ndeshja Skënderbeu-Partizani i Beogradit, fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin, ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, tha Brnabiç për OraNews.