Kryeministrja e Serbisë komenton duelin Skënderbeu – Partizani

Kryeministrja e Serbisë komenton duelin Skënderbeu – Partizani

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur në lidhje me ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit.

Ajo në një intervistë të dhënë për “ora neës” foli për situatën politike mes dy vendeve dhe për përballjen e “Europa League”.

Korçarët ashtu si kombëtarja shqiptare para 3 vitesh do të vizitojnë stadiumin e Beogradit dhe Barnabiç duke iu referuar ngjarjeve të 14 tetorit shpreson se në këtë ndeshje të mos përsëriten të njëjtat probleme edhe pse nuk siguron asgjë. “Fillimisht, duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin.

“Ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, ka deklaruar ajo.