Kryeministrja e Zelandës së Re bën thirrje për luftë globale ndaj racizmit

Kryeministrja e Zelandës së Re bën thirrje  për luftë globale ndaj racizmit

Kryeministrja e Zelandës së Re ka bërë thirrje për një luftë globale për çrrënjosjen e ideologjisë raciste pas sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar në dy xhami në Christchurch.

Në një intervistë për BBC, Jacinda Ardern hodhi poshtë idenë se rritja e emigracionit po nxit racizmin.

“Kam përgjegjësi për të pastruar mjediset ku ekziston racizmi dhe të sigurohem që kurrë të mos krijojmë një mjedis ku mund të lulëzojë”, deklaroi ajo.

Kryeministrja shfrytëzoi rastin që të bënte një thirrje globale për të luftuar racizmin.