fbpx

Kryeministrja serbe e mllefosur pas ndalimit të Vuçiqit: Shqiptarët nuk po i respektojnë marrëveshjet

Kryeministrja serbe e mllefosur pas ndalimit të Vuçiqit: Shqiptarët nuk po i respektojnë marrëveshjet

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku barrikadat ia penguan presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vizitën në Banjë të Skenderajt, raporton Periskopi.

Sipas saj, zhvillimet e sotme treguan edhe njëherë ndjeshmërinë e situatës në Kosovë, shkruan Tanjug.

Ajo ka akuzuar liderët kosovarë të cilët sipas saj, janë disa të papërgjegjshëm, që nuk respektojnë marrëveshjet mes dy vendeve.

Përmes telefonit, ajo u ka thënë medieve serbe se së bashku me ekipin e saj është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet në Kosovë.

Madje, kanë thënë se janë në gjendje gatishmërie, nëse ka nevojë për ndërhyrje