Kryeparlamentari Konjufca përmbyll seancën konstituive

Kryeparlamentari Konjufca përmbyll seancën konstituive

Kryetari i ri në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas mbajtjes së fjalimit të parë në krye të tempullit të demokracisë.

Konjufca mori 69 vota të deputetëve për ta marrë detyrën si prirës i institucionit ku përfaqësohet populli.

Për këtë gjatë fjalimit ai tha të gjithë deputetët janë burim i popullit.

“Unë nuk do t’i shikojë deputetët të kësaj apo asaj parti, por si përfaqësues të popullit ashtu siç jemi”, tha Konjufca.

Për seancën e radhës rreth formimit të Qeverisë, Konjufca tha se publiku do të informohet me kohë. /Insajderi.com