Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik të një autobusi nga Kosova në Kroaci.
Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe po sillte në Kosovë 69 pasagjerë, dhjetë prej të cilave raportohen të vdekur.
“Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Për këtë tragjedi kanë reaguar edhe krerët e institucioneve të tjera të Kosovës.
Po ashtu edhe në Kroaci kanë shprehur ngushëllime për viktimat.
Kompania “Deva Tours”, e ka konfirmuar aksidentin duke thënë se të gjithë ishin mërgimtarë.
Aty kishte edhe fëmijë, ndërsa katër persona raportohet të jenë operuar. /Insajderi.com