Kryeprokurori Beka jep detaje rreth vrasjes së trefishtë në lagjen Dardania

Kryeprokurori Beka jep detaje rreth vrasjes së trefishtë në lagjen Dardania

Kryeprokurori, Imer Beka ka dhënë detaje rreth vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kryeprokurori ka thënë se ende nuk i kanë të qarta motive pse ka ndodhur vrasja e trefishtë, por ka konfirmuar se Hasan Krasniqi ka pasur probleme psikike.

“Sot ka ndodhur një tragjedi familjare e rëndë, ku janë tri viktima të cilat kanë vdekur nga arma, Zotëri i shtëpisë ka vrarë së pari gruan, gruan e djalit e në fund ka bërë edhe vetëvrasje”, ka thënë mes tjerash kryeprokurori.

Siç ka theksuar kryeprokurori, djali dorasit ka konfirmuar se i ati shpesh ka pasur kontroll në psikiatri.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me problem psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka shkruan Insajderi.com

I pyetur në lidhje me gjendjen e fëmiut – 2 vjeçar, Beka ka thënë se fëmiu është marrë nga babai dhe është dërguar në një vend të sigurt tek disa familjarë tjerë. /Insajderi.com