fbpx

Kryeprokurori i përgjigjet shoqërisë civile

Kryeprokurori i përgjigjet shoqërisë civile

Disa orë pasi kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi mori një letër publike të nënshkruar nga 23 organizata jo-qeveritare në Kosovë, të cilat kërkonin nga institucioni që ai e drejton të ndërmarrin masa për “Dosjen e Shefave” të publikuar nga Insajderi, Lumezi i ka kthyer një letër nëpërmjet së cilës ai u përgjigjet kërkesave të tyre.

Lumezi u ka shkruar organizatave jo-qeveritare duke u treguar se qysh prej 3 gushtit ka formuar Komisionin e Prokurorëve në përbërje prej dy prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, detyrë e të cilëve është analizimi dhe vlerësimi i të gjitha materialeve-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Gjetjet e Komisionit të Prokurorëve do të analizohen dhe më pas do të pasohen me veprime tjera konkrete, sipas nevojës”, thuhet në letrën e Lumezit.

Ajo që kryeprokurori ka thënë se garanton, është se do të veprojë në pajtim me ligjin dhe rastin do ta trajtojmë me përkushtim maksimal dhe profesionalizëm.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/cvOQ79xZ_BI” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

“Si Kryeprokuror i Shtetit siguroj se askush nuk është i paprekshëm dhe nëse gjejmë se ka elemente se janë kryer vepra penale, atëherë Prokurori i Shtetit do të veproj me gjithë forcën e ligjit dhe personat përgjegjës do ti nxjerrë para ligjit. Në këtë drejtim ne kemi qenë dhe jemi të pakompromis dhe nuk ka asnjë rëndësi as emri dhe as pozita që mund të kenë të dyshuarit eventual dhe se do të hetojmë të gjitha veprimet e zyrtarëve që ndërlidhen me ndonjë vepër penale dhe me përgjimet e publikuara”, thuhet në letrën e Lumezit.

Tutje, Lumezi thotë se e kupton se publikimi i këtyre përgjimeve nga gazeta online Insajderi, ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët e vendit, andaj ka shfrytëzuar rastin t’i siguroj shoqërinë civile por edhe të gjithë qytetarët Kosovës se Prokurori i Shtetit do të veproj në pajtim të plotë me ligjet dhe në veçanti me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, dhe se do të përfaqësojmë interesat publike para gjykatave të vendit dhe nëse gjejmë elemente të mjaftueshme se janë kryer vepra penale, ndaj përgjegjësve të tillë do të kërkojmë urdhërimin e të gjitha masave në pajtim me këto kode.

“Për të gjitha veprimet e ndërmarrë nga ana e Prokurorit të Shtetit ne do ta mbajmë opinionin të informuar për aq sa lejon konfidencialiteti i hetimeve”, shkruan Lumezi.

Ndërsa, në fund fare Luemzi ka informuar 23 organizatat se tashmë janë në bashkëpunim të ngushtë me AKK-në sa i përket pikës së fundit të shkresës së tyre, që ka të bëj me emërimet politike në bordet e ndërmarrjeve publike.

“Ne kemi ndërmarrë disa veprime konkrete kurse në kohën e duhur do të veprojmë në përputhje me dispozitat ligjore”, ka shkruar Lumezi. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]