Kryeqyteti vatra e Coronavirusit në Kosovë

Kryeqyteti vatra e Coronavirusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 172 raste të reja pozitiv me COVID-19 në nivel vendi.

Të hënën u regjistruan edhe 12 vdekje, për të shkuar në 341 vdekje nga Coronavirusi në vend prej se ka shpërthyer pandemia më 13 mars.

Vatra e Coronavirusit mbetet Prishtina e cila në fillim të pandemisë raportonte shumë pak raste me COVID-19, krahasuar me dy komunat më të prekura në atë kohë siç ishin Malisheva dhe Vitia.

78 raste me COVID-19 janë regjistruar në Prishtinë në 24 orëshin e fundit, nga 172 sa janë raportuar në nivel nacional.

Kjo nënkupton se kryeqyteti po përballet me rrezik të madh nga përhapja e Coronavirusit.

Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ka qenë vazhdimisht aktiv në menaxhimin e pandemisë, por përkundër kësaj Prishtina çdo ditë vazhdon të raportojë dukshëm më se shumti raste pozitive me COVID-19 krahasuar me qytetet tjera. /Insajderi.com/