Kryeredaktorja e Periskopit: Xhemajl Rexha shquhet per bullizëm, racizëm e ‘Upsin’ e tij skandaloz

Kryeredaktorja e Periskopit: Xhemajl Rexha shquhet per bullizëm, racizëm e ‘Upsin’ e tij skandaloz

Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, ka thënë se kryeredaktori i Kohavisionit, Xhemajl Rexha, i cili fyeu rëndë gazetarët e këtij portali, “shquhet për bullizëm, racizëm dhe për upsin e tij skandaloz”.

Demaku, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se reagimi i Rexhës ndaj shkrimit të Periskopit me titull: “Diasporë analfabete: Mbi gjysma e votave të tyre dalin të pavlefshme”, është trajtuar në mënyrë jo të drejtë nga kryeredaktori i KTV-së.

“Kryeredaktori i KTV-se qe ka share me robe gazetaret e Periskopit, shquhet per kronikat ku selektohen njerezit per te perfunduar ne rubriken e tij te ‘Upsit’ ose ‘bullizmit mediatik'”, ka thënë Demaku.

“Kujtojme se para pak ditesh, protagonisti i ‘Ia ka votu voten’, sipas raportimeve, e ka lëshuar vendin shkaku i sekuences se qellimshme per te perfundu ne nje figure qe krejt Kosova, mos me u marre me fenomenin (vjedhjen e votes) por me te foluren e personit (racizem). Titulli i shkrimit te Periskopit, mundet me qene ne qender te kritikave dhe me u trajtu ne kete aspekt, por jo me shite moral”, ka shtuar ajo.

Gazetari Rexha deklaroi sot se detyra e tij nuk po e lë t’i shajë kolegët nga portali që e cilësoi diasporën kosovare si “analfabete”.

“Mos ta kisha pasë punën që e kam,  ua kisha shkru 1 koment ‘kolegëve’ – Robt jau q***a! Faleminderit.”, ka shkruar Rexha sot në rrjetin social Twitter.