Kryeshefi i Telekomit mbron kontratat milionëshe prapa të cilave qëndrojnë njerëz të PDK-së

Kryeshefi i Telekomit mbron kontratat milionëshe prapa të cilave qëndrojnë njerëz të PDK-së

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi i ftuar sonte në emisionin Debat Plus ka mbrojtur kontratën milionëshe duke thënë se çdo kontratë me një operatorë ekonomik e konsideron partner.

“Çdo kontratë që e ke me një operatorë ekonomik unë e konsideroj partner. Unë në asnjë mënyrë nuk mundem të shkojë të takohem qosheve me një partnerë që kemi biznes të përbashkët. Duhet me negociu. Të kam partnerë deri në momentin sa të kam kontratë me ty”, ka thënë Istrefi.

Tutje Istrefi ka thënë se “Me shumë përgjegjësi të lartë dhe ligjore dhe morale deklaroj se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të asnjë individi në procesin e negociatave që janë zhvilluar me z-mobile”.

Gazeta Insajderi para pesë muajsh kishte publikuar hulumtimin “kontratat multimilonëshe të Vala-së që pritet të hetohen nga komisioni parlamentar e prokuroria”.

Insajderi përmes këtij hulumtimi kishte sjellë listën e kontratave që kanë filluar hetimet ndaj tyre e që dyshohet se këto kanë sjellë në prag të falimentimit Telekomin e Kosovës.

Në mesin e këtyre kontratave është edhe ajo me kompaninë “Flexus” që është në pronësi të djemve të ish-politikanit të fuqishëm të PDK-së, Adem Grabovci.

Mirëpo ai ka thënë se është i gatshëm të jep dorëheqje nëse del njëri nga 2,400 punëtorët e PTK-së dhe thotë se ai i ka kërkuar të votojë ndonjë parti të caktuar politike.

“Nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik, jap dorëheqje publike”./Insajderi.com

Kontratat multimilionëshe të VALA-s që pritet të hetohen nga komisioni parlamentar e prokuroria