
Kosovari Hysen Kaçandolli ishte lajmëruar disa herë nga tokat e shenjta në Siri. Shpesh ishte shfaqur duke kërcënuar për zhdukjen e të pafeve. E disa herë të tjera ishte shfaqur nga vilat luksoze që ishin kapur nga ISIS-i.
Por sot diçka tjetër ka ndodhur në vendin e tij në Vushtrri. Familja e tij e hapi të pamen për të të birin që dyshohet se u vra në Siri.
Familja Kaçandolli ka qenë e hapur për të pranuar ngushëllime për vdekjen e të birit, por jo edhe për media.
Familjarët kanë kërcënuar ekipin e Klan Kosovës, duke urdhëruar që të largohen nga kjo familje.
“a po ec a po të eci, zhduku prej syve”, dëgjohet një zë duke iu referuar ekipit të mediumit.
Një person që po falte namazet në xhaminë e njëjtë ku ishte falur Kaçandolli para se të shkonte në luftra të huaja patë vetëm një fjalë të shkurt për të. Ai u lutë për shpirtin e Hysenit.
“Veç inshAllah për xhenet”, tha një i moshuar./Insajderi.com