Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 15:00

Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 15:00

Në ora 15:00 do të mbahet mbledhje e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Në këtë takim do të diskutohet kërkesa e Qeverisë së Kosovës që t’ju mundësohet forcave ushtarake të marrin pjesë në misione paqeruajtëse nëpër botë.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e kumtoi këshilltari i kryeparlamentares për media, Bekim Kupina.

“Do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e Qeverisë në misione paqeruajtëse”, tha ai. /Insajderi.com