Kryesia s’e ka në rend dite Demarkacionin

Kryesia s’e ka në rend dite Demarkacionin

Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se Kryesia do të mblidhet në orën 11:00 për t’i miratuar pikat e rendit të ditës.

Në pikat e rendit të ditës nuk është paraparë edhe Demarkacioni.

Aty ndër tjera përmenden interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa sipas kërkesës së deputetes së LVV-së, Donika Kadaj-Bujupi dhe interpelanca e ministrit Blerand Stavileci sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri.

R e n d i  i  d i t ë s

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
  3. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
  4. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 prill 2017:

  1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
  2. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
  3. Votimi i rekomandimeve në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  4. Votimi i rekomandimeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
  5. Përgatitjet për Seancë plenare të re:
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-124,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-158 për Shoqëritë Tregtare,
  10. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-045 për Partneritet Publiko-Privat.
  11. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave