Kryespiuni i shteti jep dorëheqje – s’bëhen të ditura arsyet

Kryespiuni i shteti jep dorëheqje – s’bëhen të ditura arsyet

Para pak minutash ka dhënë dorëheqje Shpend Maxhuni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Lajmin për largimin e tij nga kjo pozitë e ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, por pa dhënë edhe arsyet e plot pse ka ndodh ky veprim nga ana e Maxhunit.

Dorëhiqet Shefi i AKI-së

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare”.

“Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tone”.

Haradinaj madje atë e dekoruar edhe me medaljen e Skënderbetut “me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, vazhdon njoftimi i Haradinajt.

Maxhuni ishte emëruar shef i këtij institucioni më 20 prill 2018 për një mandat pesë vjeçar, i cili mund t’i vazhdohej edhe një herë.

Shpend Maxhuni emërohet drejtor i ri i AKI-së

Drejtor i AKI-së deri atëherë ishte Driton Gashi, i cili kishte ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Maxhuni deri në atë kohë mbante positën e drejtorit të Policisë së Kosovës.

insajderi.com