Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur takohet Shefin e Misionit të EULEX-it

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur takohet Shefin e Misionit të EULEX-it

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, bashkë me Kryetarin e Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Ibrahim Makolli dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur në takim Shefin e EULEX-it , Lars – Gunnar Wigermark, i shoqëruar edhe nga zyrtarët e EULEX-it, Daniele Pancheri dhe Melinda Bytyqi, njofton Insajderi.

Në këtë takim, përveç për bashkëpunimin e deritanishëm, është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit të vazhdueshëm, për regjistrin qendror të personave të zhdukur dhe bashkëpunimin me Serbinë në lidhje me çështjen e personave të pagjetur.

Kryesuesi i Komisionit, krahas vlerësimit dhe shprehjes së mirënjohjes për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, ka shprehur gatishmërinë edhe për vazhdim të bashkëpunimit të mëtejmë në përpjekjen për zbulimin e fatit të personave të pagjetur.

Nga ana tjetër, shefi i EULEX-it, Wigermark, po ashtu shprehi gatishmërinë që megjithë ndryshimet në mandatin e EULEX-it, do të vazhdohet me përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur. /Insajderi.com