Kryetar i Federatës, apo jo?

Kryetar i Federatës, apo jo?

Situata në Federatën e Futbollit të Kosovës, tani për tani nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Së fundi është gjykata ajo e cila ka kërkuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi që deri më 18 qershor të paraqitet në Qendrën e Rekrutimit për ta kryer dënimin prej 9 muajsh burgim, që ia ka shqiptuar Gjykata e Apelit për një çështje jashtë futbollit.

I pyetur për këtë rast nga KosovaPress, kryetari i FFK-së, Agim Ademi është përgjigjur shkurt duke u shprehur se ende është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Jam kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës deri në momentin që unë nuk jam. Kjo varet prej votave të delegatëve tanë dhe kaq”, është përgjigjur Ademi./Insajderi.com