Kryetarët e dy komunave me aksion të përbashkët të pastrimit

Kryetarët e dy komunave me aksion të përbashkët të pastrimit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga VV së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajn nga AAK, ndërmorën një aksion simbolik të pastrimit të zonës kufitare mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Suharekës.

Në një fjalë rasti, Haskuka deklaroi se “Komunat tona nuk mund të qëndrojnë në nivelin e kënaqshëm të pastërtisë, nëse të gjithë nuk vetëdijësohemi për mos hedhjen e mbeturinave nëpër hapësira publike dhe nëse materiet inerte nuk i dërgojmë në vendet përkatëse”.
Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkangjiten këtij aksioni për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.
Kurse kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve dhe theksoi se përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen.