Kryetarët e Komunave sot në takim virtual me kryeministrin Hoti, për masat e reja anti-Covid

Kryetarët e Komunave sot në takim virtual me kryeministrin Hoti, për masat e reja anti-Covid

Kryetarët e Komunave të Kosovës do të zhvillojnë sot takim virtual me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin, njofton Insajderi.

Temë kryesore e këtij takimi, i cili do të fillojë nga ora 13:00, thuhet të jetë shqyrtimi i masave të reja anti-Covid19 që priten të ndërmerren si pasojë e situatës së krijuar së fundmi nga kjo pandemi në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zëdhënësi për komunikim i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Arsim Osmani.

Vetëm një ditë më parë, Qeveria e Kosovës vlerësoi lartë punën e komunave dhe kryetarëve të tyre në parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke premtuar kështu që të rishikohen sa më shpejt kërkesat e AKK-së për masat anti-Covid19. /Insajderi.com/