Kryetari i Avokatëve të Turqisë reagon për arrestimin e gjashtë shtetasve turq

Kryetari i Avokatëve të Turqisë reagon për arrestimin e gjashtë shtetasve turq

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha se dje është shkelur Kushtetuta dhe ligji me rastin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq nga institucionet e Kosovës.

Havolli theksoi se më brengosëse janë deklarimet e krerëve që kanë dhënë deklarata kontradiktore për arresimin.

“Konventa Evropiane,  neni 6,  garanton të drejtën për proces të rregullt e këtë e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës dhe çështja e mos respektimit për procesin e rregullt dhe deportimi i tyre është shqetësim për ne si avokati”, tha Havolli pas një takimi që pati me kryetarin e Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë Metin Feyzioglu

Kryetari i Odës së Avokatëve tha se nuk kanë asnjë informacion dhe kjo siç tha ai ka qenë befasi e madhe edhe për ta.

Ndërsa duke folur në lidhje me arrestimin  e shtetasve nga shteti i tij,  Feyzioglu ka thënë se është përgjegjës që t’ia tërheqë vërejtjen Kosovës kundrejt organizatë së Fethullah Gulen.

Ai nuk ka komentuar mënyrën e depërtimit të shtetasve turq duke thënë se nuk e njeh atë sistem.