Kryetari i Deçanit jep detaje për personin e prekur me Koronavirus nga kjo komunë

Kryetari i Deçanit jep detaje për personin e prekur me Koronavirus nga kjo komunë

Ndër 36 personat që rezultuan sonte të prekur me Koronavirus në Kosovë, është edhe një person nga Komuna e Deçanit, shkruan Gazeta Insajderi.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë për Gazetën Insajderi, se personi është kthyer nga shtete e jashtme, dhe ka qenë duke qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Personat që janë kthyer nga jashtë që kanë qenë të vendosur në konvikte në këtë kohë, një person që është i Deçanit ka dalë të jetë prekur me Koronavirus. Është banorë i Deçanit mirëpo këto ditë nuk ka qenë në Deçan është kthyer nga jashtë”, ka thënë Ramosaj për Insajderin.

Deri më tani në Kosovë, numri i të prekurve me Koronavirus ka arritur në 423, 9 të vdekur dhe 71 të shëruar./ Insajderi.com

Lexo edhe:

Edhe 36 raste të reja me Covid-19, shkon në 423 numri i të infektuarve