Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë uron Konjufcën

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë uron Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pranuar letër urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, përcjell Insajderi.

Zyra për medie e Kuvendit ka publikuar letrën në të cilën Fico është shprehur i sigurt se me Konjufcën do të zhvillojnë më tej marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes dy kuvendeve.

“Jam i sigurt që së bashku do të kemi mundësi të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes dy kuvendeve tona, duke promovuar dialogun në mes parlamenteve që është përcaktues në përgjigjen ndaj sfidave dhe vështirësive, me të cilat përballen qytetarët tanë.

Duke ju shprehur urimet e mia më të përzemërta për ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të kryesuar nga ju, për një punë të frytshme, pranoni konsideratën  më të lartë“, thuhet në urimin e Roberto Ficos./Insajderi.com