fbpx

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Ibrahimi me rastin e vdekjes tragjike të 16-vjeçares

Kryetari i Gjilanit ngushëllon familjen Ibrahimi me rastin e vdekjes tragjike të 16-vjeçares

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka ngushëlluar familjen Ibrahimi me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të 16-vjeçares nga Capari, Mirlinda Ibrahimi.

“E nderuara familje Ibrahimi,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të vajzës suaj, Mirlindës. Kjo ngjarje e rëndë më ka shokuar mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Si institucion i Komunës, do t’ju qëndrojmë prapa për çdo gjë dhe në çdo kohë.

E lus Zotin që të bëheni të fortë dhe ta përballoni këtë humbje të madhe për familjen Ibrahimi, por edhe për ne të tjerët.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj, shokëve e shoqeve të saj dhe gjithë farefisit”, thuhet në tegram.