Kryetari i Klinës e dërgon në stadium Haradinajn

Kryetari i Klinës e dërgon në stadium Haradinajn

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e ka shoqëruar gjatë ditës së sotme kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn, në tribunën e ekipit të futbollit të kësaj komune.

“Ishte kënaqësi që së bashku me Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, deputetin Gani Dreshaj dhe shumë sportdashës, të ishim në tribunat e stadiumit “18 Qershori”, për të shikuar ndeshjen e parë në superligë të klubit të qytetit Kf Dukagjini pas shumë vitesh”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se në këtë ndeshje mungoi vetëm goli i fitores duke u uruar futbollistëve “KF Dukagjini” të Klinës suksese.