fbpx

Komuna e Lipjanit merr vendim për ndalimin e mbrëmjeve të semimaturës

Komuna e Lipjanit merr vendim për ndalimin e mbrëmjeve të semimaturës

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi ka treguar që Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka marrë vendim që të ndalohet organizimi i mbrëmjeve të semimaturës për klasat e nënta.

Si bazë ligjore për nxjerrjen e këtij vendimi janë marrë dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Udhëzimi administrativ për aktivitet jashtëshkollore.

 

 

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Arsimit në Lipjan.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë.