Kryetari i komunës së Hanit të Elezit mban të gjitha premtimet zgjedhore

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit mban të gjitha premtimet zgjedhore

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, është ndër të paktët kryetarë të komunave të Kosovës që ka mbajtur të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës së fundit zgjedhore, njofton Insajderi.

Instituti GAP ka publikuar raportin e tyre të fundit të quajtur “Letërnjoftimi i Komunave”, nga ku kanë bërë të ditur se Suma nga 16 premtimet e tij ka përmbushur 14 prej tyre, ndërsa dy të tjera janë në realizim.

Suma i cili është kryetar i pavarur, u rizgjodh në krye të Hanit të Elezit për herë të tretë me radhë në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura gjatë vitit 2017.

Mandati i tij i parë kishte filluar në vitin 2009. /Insajderi.com