Kryetari i komunës së Suharekës i pakënaqur me asfaltim: Kjo punë nuk pranohet

Kryetari i komunës së Suharekës i pakënaqur me asfaltim: Kjo punë nuk pranohet

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është ndarë i pakënaqur me alfastimin që po bëhet në rrugën ‘Qeshmja e Cufës’ në Samadrexhë.

“Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës.Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon”, ka shkruajtur Muharremaj në një postim në Facebook.

Ndër të tjera ai shton se më tutje nuk do të ketë tolerime dhe se kjo lloj pune nuk pranohet.

“Kjo punë nuk pranohet.Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime”, përfundoi ai.