Kryetari i LDK-së i gëzohet kthimit të Milanit në Champions League

Kryetari i LDK-së i gëzohet kthimit të Milanit në Champions League

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është gëzuar sezonit të Milanit në Serie A, ku rosonerët përfunduan të dytët.

Kjo nënkupton se nga ky vit Milan do të luajë në Champions League, pas shtatë viteve.

“Rikthehemi, më në fund, në shtëpinë e kampionëve. Në shtëpinë e milanistave”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Milan në xhiron e fundit mposhti Atalantan në udhëtim, për t’ia rrymbyer vendin e dytë.

Inter, Milan, Atalanta, Juventues – do ta përfaqësojnë Serie A në Champions League, ndërsa Napoli e Lazio në Europa League. Romë i duhen kualifikimet që të jenë pjesë e garave evropiane. /Insajderi.com