Kryetari i Lezhës: Mbi 65 për qind e turistëve në Shëngjin nga Kosova

Kryetari i Lezhës: Mbi 65 për qind e turistëve në Shëngjin nga Kosova

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thënë së mbi 65 për qind të vizitorëve në Shëngjin janë nga Kosova, shkruan Insajderi.

Në një konferencë për medie, Nderu tha se janë duke punuar që Shëngjini të kthehet në një nga zonat më të mira të Shqipërisë.

“Kemi dy vjet që bashkëpunojmë. Mbi 65% e klientelës në Shëngjin e mbajnë si peshë shqiptarët e Kosovës dhe bashkëpunimi jonë është i domosdoshëm. Ka shumë aspekte për të rikuperuar. Por po punojmë që të kthehet nga zonat më të mira në Shqipëri. Këtë vit po bëjmë lëvizje tjera që Shëngjini të jetë zonë elitë sa i përket rregullit, pastërtisë. Shëngjini është derë e hapur për gjithë shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i turizmit të Kosovës dhe pronari i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, tha se Shëngjini cilësohet nga kosovarët si një nga plazhet më të pastërta dhe se gjatë vitit 2021 është rritur kërkesa për ti kaluar pushimet në Shqiperi.

“ Në vitin 2021 është rritja e kërkesave për të kaluar pushimet në Shqipëri. Po ashtu janë edhe çmimet e ulta. Kemi oferta të lira që do të jenë për qytetarë të Kosovës. Për këtë vit Shëngjini do të jetë qytet mikpritës vëllazëror”, ka deklaruar Kurtishaj.

Në anën tjetër, Bledar Shema, menaxher i hotelit “Rafaelo”, tha se shpreson që ky do të jetë një sezon më e mire.

“Kuptohet punë ka akoma por bashkërisht mendoj që me Sharr Travel ne do t’ia dalim edhe këtë sezon. Ofertat për Sharr Travel janë ekskluzive për Kosovën. Mendoj se do të dalim me një sezon më të mirë turistik”, ka pohuar Shema./Insajderi.com