Kryetari i Nju Jorkut urdhëron arrestimin e pjesëmarrësve në varrimeve pas tubimit të çifutëve

Kryetari i Nju Jorkut urdhëron arrestimin e pjesëmarrësve në varrimeve pas tubimit të çifutëve

Kryetari i Nju Jorkut, Bill De Blasio, e ka urdhëruar policisë që t’i arrestojë pjesëmarrësit e varrimeve dhe të gjithë ata që tubohen në grupe të mëdha si pjesë e qasjes “zero tolerancë” në luftën kundër koronavirusit.

De Blasio doli personalisht në një ceremoni varrimi në Williamsburg të martën në mbrëmje dhe i kërcënoi pjesëmarrësit me arrestim për shkak të mosrespektimit të rregullave për distancim fizik.

Ai shkoi personalisht në vendim ku ishin mbledhur qindra njerëz për ta anuluar tubimin. Njerëzit e tubuar po merrnin pjesë në funeralin e një rabini (shërbyes fetar në fenë e hebrenjve), i cili kishte vdekur nga koronavirusi.

Në internet u publikuan fotografi ku shiheshin shumë njerëz të mbledhur në rrugë, pa e respektuar distancën fizike mes njëri-tjetrit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Kur dëgjova, shkova vetë atje për t’u siguruar se turma do të shpërndahet. Ajo që pashë unë nuk do të tolerohet gjatë kohës që jemi duke luftuar kundër koronavirusit”, shkroi ai.

“Diçka absolutisht e papranueshme ndodhi sonte në Williamsburg – një funeral i madh në mes të pandemisë”, shkruhet gjithashtu në postimin e tij.

Ndryshe, Nju Jorku është një prej vatrave më të mëdha të përhapjes së koroanvirusit në Shtetet e Bashkuara me 162 mijë të infektuar dhe me mbi 12,500 të vdekur.