Kryetari i OEK-ut kërkon sqarim nga kryeministri Kurti: S’mund të ndalen krejt vendet e punës!

Kryetari i OEK-ut kërkon sqarim nga kryeministri Kurti: S’mund të ndalen krejt vendet e punës!

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi u ka bërë thirrje punëtorëve që nuk i është ndalur puna nga Qeveria, të dalin në vend të punës me masa mbrojtëse, teksa ka kërkuar sqarim nga kryeministri për ndaljen e punës në disa kompani. 

Rukiqi, përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë apel punëtorëve të vendosin maska e përdorin dezinfektues në vendin e punës.

Sipas tij, mosdalja në punë, po rrezikon furnizimin, mbijetesën e bizneseve dhe të vet punëtorëve.

“Qeveria ka rekomanduar punë nga shtëpia vetëm të punët që mund të kryhen në shtëpi”, shkruar Rukiqi, përcjell Insajderi

Mes tjerash, ai ka theksuar se kujdesi është i domosdoshëm por jo deri në limitin e ndaljes të krejt asaj që funksionon.

“Apeloj Kryeministrin, të del dhe të sqaroj publikisht këtë pikë të vendimit të Qeverisë”, ka deklaruar kryetari i OEK-ut.