Kryetari i Prishtinë sqaron çështjen e taksës për hyrje në kryeqytet

Kryetari i Prishtinë sqaron çështjen e taksës për hyrje në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar çështjen e “vendosjes së taksës” në Prishtinë për qytetarët e komunave tjera.

AI ka thënë se “Nuk e di a ka qenë i qëllimshëm ky keqinterpretim, por nuk është hera e parë që flasim për këtë punë”.

Ahmeti, tha se kjo masë do të mbrohet për shkaqe të ambientit, duke shtuar se është e pamundur të ndryshohen faktorë si gjeografia, kushtet e përgjithshme klimatike e kushtet meteorologjike.

Por, sipas Ahmetit mund të ndryshohet aspekti i ngrohjes me thëngjill në shtëpi individuale dhe numri i veturave në qytet.

“Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam vecse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti. /Insajderi.com

 

Rreth pageses per veturaDuke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Montag, 19. Oktober 2020