Kryetari i Prishtinës prezanton sot masat e reja pas hyrjes në karantinë

Kryetari i Prishtinës prezanton sot masat e reja pas hyrjes në karantinë

Njëzet raste të reja me koronavirus janë konfirmuar dje në Prishtinë. Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që kryeqyteti i Kosovës të futet në karantinë.

“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një njoftimi.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

Në ora 12:00, Shpend Ahmeti do të mbajë konferencë për media ku do t’i sqaroj masat e reja.