Kryetari i Zubin Potokut e kërcënon Hashim Thaçin, e quan kriminel lufte

Kryetari i Zubin Potokut e kërcënon Hashim Thaçin, e quan kriminel lufte

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq e ka quajtur presidentin e vendit kriminel lufte, teksa ka kërcënuar se do të përshkallëzohet situata nëse përsëri ai do të shkojë në liqenin e Ujmanit, shkruan Insajderi.

Ai për mediat serbe ka thënë se situata ka qenë afër përshkallëzimit për shkak të vizitës së Thaçit. Ka thënë se qytetarët e asaj pjesë kanë përjetuar fyerje për shkak të vizitës së Thaçit.

Po ashtu Vuloviq ka thënë se kanë kërkuar menjëherë ndërhyrje të Serbisë për situatën e krijuar. Teksa presidenti serb ka mobilizuar ushtrinë.

“Tani janë larguar, por ne mezi qetësuam popullatën për të ruajtur paqen dhe paqja është gjëja më e rëndësishme, edhe pse tani ajo ishte në prag të shpërthimit. Ajo që kemi përjetuar është një fyerje e madhe për ne dhe ne jemi duke kërkuar për ndërhyrje të menjëhershme të Republikës së Serbisë, për shkak se herën tjetër, nëse diçka ndodh, ne nuk do të jetë në gjendje për të mbajtur njerëzit nën kontroll”, ka deklaruar ai.

Ai tha se kishte frikë se e gjithë kjo nuk do të përshkallëzohej në një konflikt më të madh, duke e quajtur Thaçin kriminel lufte.

“Nuk ka poshtërim më të madh se kjo  hyrje, sepse e ndjejmë atë si armikun më të madh të popullit serb dhe një kriminel lufte “, tha Vuloviç duke iu referuar Hashim Thaçit./Insajderi.com