Kryetari Imri Ahmeti është përzgjedhur si kryetari më Miqësor me Romët dhe Ashkalinjët

Kryetari Imri Ahmeti është përzgjedhur si kryetari më Miqësor me Romët dhe Ashkalinjët

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Lulzim Qerimi gjatë ditës së sotme ka informuar Kryetarin Imri Ahmeti se është përzgjedhur nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe shoqëria civile si kryetari më Miqësor me Romët dhe Ashkalinjët në mbarë Kosovën, njofton Komuna Lipjanit.

Kryetari Ahmeti është ftuar që këtë çmim ta marrë në Bruksel ku në të njejtën kohë do të takohet me kryetarë të vendeve te rajonit për të ndarë përvojat e mira, thuhet tutje.