Kryetari LDK-së uron krishtlindjet

Kryetari LDK-së uron krishtlindjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët krishterë për festën e krishtlindjes.

“Sivjet, ditën e Krishtlindjes, e festoni në një situatë më të rëndë, këto ditë nuk janë zakonshme për shkak të pandemisë, por me besimin në Zot, me dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve do të tejkalohet edhe kjo sfidë”, thuhet ndër tjerash në urim.

“Duke ju uruar shëndet të plotë dhe dashuri në familjet tuaja, shpresoj që kjo festë të jetë moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore. Uroj harmoni e begati, dhe sa më shumë gëzime në familjet tuaja. Për shumë mote, gëzuar Kërshëndellat!”, përfundoi urimi i kreut të LDK-së. /Insajderi.com