Kryetari i Shtërpcës ka veturë Land Rover me vlerë 70,000 euro

Kryetari i Shtërpcës ka veturë Land Rover me vlerë 70,000 euro

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), një veturë të markës Land Rover.

Nikoliq në AKK ka deklaruar se kjo veturë të cilën e ka blerë me para të tij, ka vlerën e 70 mijë eurove, raporton Insajderi.

E për këtë veturë, siç ka deklaruar Nikoliq, ka hyrë në kredi bankare prej 50 mijë eurove. Kredia e marrë nga Nikoliq parashihet të paguhet nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës ka një pagë vjetore prej mbi 13 mijë eurove. /Insajderi.com