Kryetrajneri grek: Kosova një ekip i organizuar mire – i njoh Rashicën dhe Zenelin

Kryetrajneri grek: Kosova një ekip i organizuar mire – i njoh Rashicën dhe Zenelin

Kryetrajneri i Kombëtares greke, John van’t Schip, është paraqitur sot për media në vigjilje të takimit të së dielës mbrëma kundër Kosovës, njofton Insajderi.

“Kosova ka një ekip të mirë të organizuar. Unë i njoh shumicën e lojtarëve, personalisht i njoh dy lojtarë që kanë luajtur në Holandë, Rashicën dhe Zenelin. Ne e kemi parë Kosovën, por ka qenë periudhë e çuditshme për të gjithë ne, sepse na është dashtë t’i shikojmë ndeshjet që janë luajtur para 10 muajve”, tha përzgjedhësi grek.

Më tej vazhdon 56 vjeçari, se lojtarët e tij do të vazhdojnë të bëjnë lojën e tyre, do të kenë vetëbesim dhe rezultatet nuk do të mungojnë. “Duhet të vazhdojmë të luajmë si duhet në mënyrë që të kenë lojtarët besim në vetvete dhe natyrisht do të vijnë rezultatet. Ne do ta shohim pas stërvitjes së sotme, pasi kemi luajtur para dy ditëve. Sot do të vendosi se me cilët lojtarë do të luajë nesër”, përfundoj fjalën e tij Schip./Insajderi.com