Kryeziu: Këtë nuk e kam parë kurrë, është herë e parë që po më ndodh

Kryeziu: Këtë nuk e kam parë kurrë, është herë e parë që po më ndodh

Pas fitores së thellë ndaj Azerbejxhanit për ndeshjen dhe kualifikimin në Play-Off të Ligës së Kombeve ka folur edhe Hekuran Kryeziu.

Ai është shprehur shumë falënderues ndaj tifozëve të cilët kanë qenë në përkrahje nga minuta e parë e deri në minutën e fundit

I pyetur nëse është optimist për ndeshjet e rradhës në kualifikime ai është shprehur i rezervuar dhe i matur me deklaratën.

“Duhet t’i dallojmë. Te Liga e Kombeve nuk kemi pasur shumë kundërshtarë të fortë, mirëpo kualifikimet për Europian kanë me qenë lojë më të vështira, mirëpo besoj që sidomos në Prishtinë, do t’i shkakojmë probleme të gjithëve”, është shprehu Kryeziu.

Azerbejxhani ka qenë kundërshtar i fortë, sipas Kryeziut, mirëpo rezultati 4 – 0 është i merituar.

“Azerbejxhani ka qenë kundërshtar i fortë, por 4 – 0 besoj që është rezultat i merituar, besoj që kemi qenë më të mirë”, është shprehur Kryeziu.

I pyetur për ndikimin e golit të shpejtë të Kosovës, Kryeziu ka thënë që sa më herët të shënohet aq më e lehtë bëhet loja.