Kthehet ora pranverore, nga nesër akrepat lëvizin 60 minuta para

Kthehet ora pranverore, nga nesër akrepat lëvizin 60 minuta para

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para.