‘#Ktheniparettona2pike1: Nis fushata për kthimin e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit

‘#Ktheniparettona2pike1: Nis fushata për kthimin e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit

Fushata me moton #ktheniparettona2pik1, iniciativë e qytetarëve, ka nisur nga sot të shpërndahet nëpër rrjetet sociale, njofton Insajderi.

Kjo iniciativë ka të bëjë me kthimin e 2.1 milionë eurove të vjedhura javë më parë nga Thesari i Shtetit.

Këtij shqetësimi që tashmë po bëhet edhe publikisht, i kanë kërkuar përgjigje edhe figura të njohura të artit.

Derisa ende nuk është gjetur zgjidhje për kthimin e këtyre mjeteve të marra nga Thesari i Kosovës, ajo se çfarë dihet deri më tani është se këto para u avulluan përmes katër transaksioneve të dyshuara, shumë kjo që u transferuar te një operator ekonomik.

Autor i këtij krimi është zyrtari Labinot Gruda, i cili më pas është arrestuar dhe po vazhdon të jetë në paraburgim. /Insajderi.com